Botë
Somali: Al-Shabaabi i vrau 10 ushtarë
11.07.2016 11:08
Militantët e al-Shabaabit sot e kanë sulmuar një bazë ushtarake në Somali, duke i vrarë 10 ushtarë, kanë njoftuar militantët dhe një oficer i ushtrisë...

Ata thanë se militantët kanë depërtuar në këtë bazë ushtarake dhe e kanë goditur nga brenda me një makinë të mbushur me eksploziv.
“Këmbimi i rëndë i zjarrit po vazhdon për disa orë”, i tha agjencisë Reuters, majori Ahmed Farah. Ai ka theksuar se janë vrarë së paku 12 miliatantë të al-Shabaabit.
Ky grup, që është i ndërlidhur me al-Kaidën, synon përmbysjen e qeverisë së Somalisë, e cila mbështetet nga perëndimi, dhe imponimin e interpretimit të vet të islamit.
Autoritetet e Somalisë thanë dje se forcat qeveritare e kanë shkatërruar një bazë të al-Shaababit, që përdorej si depo për furnizime ushtarake, që ndodhej në një rajon në jug të kryeqytetit, Mogadishu.
Grupi al-Shabaab, ndërmerr sulme periodike kundër caqeve civile dhe ushtarake në Somali dhe vendet fqinje.
Në muajin janar grupi e mori përgjegjësinë për një sulm në një bazë në Kenia, për të cilën autoritetet thanë se ishin vrarë së paku 180 ushtarë.
Pas kësaj, poashtu në janar, grupi e ka sulmuar një restorant në Mogadishu, duke i vrarë 20 vetë./evropaelire
