Maqedoni
Për fundjavë në Shkup 32 aksidente, një i vdkeur dhe 25 të lënduar
11.07.2016 11:49
Për fundjavë në rajonin e Qytetit të Shkupit kanë ndodhur 32 aksidente, informon për MIA-n inspektori i pavarur Dragan Veljanoski nga SPB-Shkup...

Më 08 korrik-e premte policia e komunikacionit ka kryer kontroll të nëntë aksidenteve, prej të cilave pesë janë me pasoja të dëmeve materiale, ndërsa në katër lëndime më të lehta kanë marrë katër persona.
Të shtunën - 09 korrik, është kryer kontroll i gjithsej 12 aksidenteve. tre nga aksidentet janë me pasoja të dëmeve amteriale, derisa në gjashtë lëndime më të lehta kanë marrë shtatë persona.
Kanë ndodhur edhe dy aksidente në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë dy persona.
Ashtu siç informon Veljanoski, ka ndodhur edhe një aksident në të cilën çiklisti e ka humbur jetën.
Më 10 korrik - e diel është kryer kontroll i gjithsej 11 aksidenteve, në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë 10 persona. Kanë ndodhur edhe dy aksidente në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë dy persona.
Gjatë tre ditëve të fundit nga ana e policisë së komunikacionit, janë zbuluar edhe një numër i madh i shkeljeve.
Veljanoski potencoi se janë sanksionuar 26 shoferë të cilët me automjete kanë qarkulluar me shpejtësi me të madhe nga e lejuara, 10 shoferë i kanë drejtuar automjetet e tyre nën ndikim të alkoolit dhe janë përjashtuar nga komunikacioni, derisa tetë shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforëve, katër shoferë fillestarë kanë bërë shkelje në baza të ndryshme, ndërsa janë zënë edhe 18 shoferë të cilët gjatë vozitjes së çikletës me motor, moped dhe motoçikletë nuk e kanë mbajtur helmetën mbrojtëse.
Me ndihmën e automjetit special "karrotrec" janë larguar 30 automjete./mia
