Sudani i Jugut sërish në luftë
Sudani i jugut është sërish në luftë, ka thënë zëdhënësi i zëvendëspresidenti, Riek Machar...

Sudani i jugut është sërish në luftë, ka thënë zëdhënësi i zëvendëspresidenti, Riek Machar, i cili ka konfirmuar për BBC-në se përplasjet e ashpra mes fraksioneve rivale kanë shkaktuar me qindra të vdekur.
Forcat besnike ndaj zëvendëspresidentit, Riek Machar, thonë se trupat qeveritare kanë sulmuar pozicionet e tyre në kryeqytetin, Juba. Por, ministri i Informacionit, Michael Lueth, pretendon se “situata është normale dhe tërësisht nën kontroll”.
Misioni i OKB-së atje njoftoi se ndërtesat e tij janë dëmtuar dhe se qindra persona kanë kërkuar strehim në komplekset e organizatës.
Krerët ushtarakë mendojnë se presidenti, Salva Kiir, nuk po tregohet serioz sa i takon marrëveshjes së paqes.
Të paktën 150 persona u vranë në luftimet e së premtes përpara se qetësia të rivendosej disi ditën e shtunë.
Por, mediat lokale raportuan sot se bilanci i vdekjeve është më i lartë e mund të shkojë deri në 271 të vdekur.
