Ekonomi
Derivatet e naftës, prej në mesnatë çmime më të ulëta të benzinës
11.07.2016 14:20
Benzinat prej sonte në mesnatë lirohen për dy, gjegjësisht një denarë e gjysmë, ndërsa dizeli dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëritë për 0,5 denarë, kështu vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë...

Një litër Eurosuper BS 95, çmimi i së cilit zvogëlohet për dy denarë, do të shitet për 61 denarë, ndërsa Eurosuper BC 98, ku ulja është 1,5 denarë, do të kushtojë 63 denarë.
Çmimi i ri i Eurodizelit është 49 denarë, ndërsa i vajit ekstra të lehtë për amvisëri 37,50 denarë. Për 1,125 denarë shtrenjtohet një kilogram mazut M 1 HC dhe do të kushtojë 22,913 denarë.
KRRE bëri korrigjimin e çmimit të derivateve të naftës në bazë të çmimit mesatar të naftës së papërpunuar në tregun botëror në dy javët e kaluara dhe kursin e dollarit.
Ulja e çmimeve rafinerike dhe e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht është 1,41 për qind, gjegjësisht për 0,81 për qind.
