Komisioni kundër korrupsionit, raport për punën e vitit të kaluar
Vitin e kaluar Komisioni shtetëror kundër korrupsionit ka formuluar 124 lëndë...

Vitin e kaluar Komisioni shtetëror kundër korrupsionit ka formuluar 124 lëndë në bazë të parashtresave për ekzistimin e elementeve të korrupsionit nga qytetarët, personat juridik dhe lëndë të përpiluara me iniciativë të Komisionit.
Po ashtu Komisioni ka vepruar ndaj 273 lëndëve, 137 prej të cilave janë zgjidhur, thuhet në raportin vjetor të komisionit anti-korrupsion.
"Në dy raste Komisioni vendosi deri te Prokuroria Publike të ngrit iniciativë për ndjekje penale të funksionarëve të zgjedhur apo emëruar, personave zyrtar apo persona përgjegjës në ndërmarrje publike dhe personave juridik që disponojnë pronë publike. Po ashtu në dy lëndë Komisioni ka vendosur të ngrisë iniciativë deri te organi kompetent për shkarkimin e personave përgjegjës",- deklaroi zëdhënësja e Komisionit shtetëror kundër korrupsionit, Antonija Andonova-Tasevska.
Po ashtu në raport thuhet se Komisioni ka përpiluar 107 lëndë për konflikt interesash, në 13 raste është konstatuar konflikt interesash derisa janë dhënë 16 vërejtje publike për persona zyrtarë të cilët kanë konflikt interesash, por që nuk janë tërhequr edhe pas njoftimit nga Komisioni. (Gyltene Sinani, TVM2)
