Marrëveshje bilaterale Maqedoni –Shqipëri, realizimi i së drejtës për sigurim social
Ministri i Punës, Dime Spasov, ka nënshkruar sot në Tiranë marrëveshje administrative me homologun e tij shqiptar, Blendi Klosi...

Ministri i Punës, Dime Spasov, ka nënshkruar sot në Tiranë marrëveshje administrative me homologun e tij shqiptar, Blendi Klosi, për mbështetje sociale për qytetarët e dy shteteve për sigurime sociale pa marrë parasysh nga cili vend jetojnë ose punojnë.
Zbatimi i tërësishëm mundëson realizimin e daljes në pension dhe sigurim invalidor shëndetësor, me ofrimin e menjëhershëm te kujdesit shëndetësor, e drejta për pajisje ortopedike dhe sigurimi kundër lëndimit në punë dhe sëmundjeve profesionale.
Dy ministrat diskutuan edhe politikat e punësimit, çështjet e punëtorëve migrantë, si dhe masat për të nxitur punësimin e të rinjve.
“Duke pasur parasysh faktin se dy vendet tona janë fqinje dhe vende mike, dhe intensiteti i lëvizjes së qytetarëve është shumë i lartë. Me nënshkrimin dhe me hyrjen në fuqi të marrëveshjes, qytetarët do të mund të lëvizin akoma më lehtë dhe t’i shfrytëzojnë të drejtat e tyre”,- deklaroi ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov.
“Do të vazhdojmë të punojmë fort, në politikat rinore do të kemi punësime, kualifikim dhe përgatitje të të rinjve të të dy vendeve tona jo vetëm për tregun e çdo vendi, jo vetëm për tregun rajonal, por natyrisht edhe për tregun evropian”,- tha Blendi Klosi nga Ministria për të rinj dhe mbrojtjes sociale të Shqipërisë.
Republika e Maqedonisë ka aplikuar marrëveshje për sigurim social me 21 vende dhe procesin e vazhdueshëm të ratifikimit të marrëveshjeve për sigurimet shoqërore me Hungarinë dhe Italinë. Gjithashtu janë në përfundim edhe marrëveshjet mbi sigurimet shoqërore me Republikën e Francës, Spanjës, Federatën ruse dhe Portugalinë. (Besim Abdullai, TVM2)
