Botë

Reforma për drejtësi drejt miratimit

11.07.2016 17:14

Teksa na ndajnë vetëm 10 ditë nga afati i fundit që ShBA i ka lënë politikës shqiptare për miratimin e reformës në drejtësi...

Teksa na ndajnë vetëm 10 ditë nga afati i fundit që ShBA i ka lënë politikës shqiptare për miratimin e reformës në drejtësi, duket se palët më në fund kanë rënë dakord, dhe gjithçka pas një propozimi të zyrtares së departamentit amerikan të Shtetit, Viktoria Nuland, për njerëzit e drejtësisë. 
 
Gjatë vizitës së të dielës në Tiranë, Nuland propozoi numër të barabartë anëtarësh nga dy kapet politike për zgjedhjen e njerëzve që do të jenë në krye të institucioneve të reja të drejtësisë.
 
Dhe nuk ka vonuar përgjigja e socialistëve të cilët e kanë pranuar propozimin e amerikanëve.
 
Kryeministri, Edi Rama, u shpreh në këtë mënyrë. Gjatë pjesës me dyer të mbyllura në grupin parlamentar, kryeministri Rama ka njoftuar deputetët së brenda të enjtes kjo çështje do të marrë zgjidhje përfundimtare. 
 
LULJETA NDOKA