Dallas, atentatori i Dallasit kishte plane tjera

11.07.2016 17:46

Veterani ushtarak amerikan, Mica Johnson, i cili i ka vrarë pesë policë në Dallas, javën e kaluar...

Veterani ushtarak amerikan, Mica Johnson, i cili i ka vrarë pesë policë në Dallas, javën e kaluar, ishte duke përgatitur komplot të shkallës së gjerë për t’i sulmuar pjesëtarët e forcave të zbatimit të ligjit, me gjasë me eksploziv, ka thënë shefi i policisë së Dallasit, David Brown.

Personi afrikano-amerikan, Mica Johnson, 25 vjeçar, kishte thënë se ishte i zemëruar me vrasjet e personave zezakë nga policia dhe dëshironte t’i vriste oficerët e bardhë.

Ne jemi të bindur se ky i dyshuar kishte plane të tjera, ka thënë shefi i Policisë së Dallasit, David Brown. (Gazmend Rexhepi, TVM2)