Në Shanliurfa vriten tre policë
11.07.2016 17:55
Adoleshenti 17 vjeçar ka vrarë tre policë dhe ka plagosur tre të tjerë...

Adoleshenti 17 vjeçar ka vrarë tre policë dhe ka plagosur tre të tjerë në një stacion autobusi në qytetin turk Shanliurfa.
Ngjarja ndodhi gjatë kryerjes së kontrollit të një autobusi me pasagjerë, gjatë së cilës një i ri, i cili po udhëtonte me familjen e tij, refuzoi të japë dokumentet e identitetit për kontroll, me këtë rast me armë zjarri ka shtënë në drejtim të policisë.
Pasi që në autobus vrau tre policë, sulmuesi u përpoq që të arratiset dhe jo shumë larg nga vendi i ngjarjes plagosi edhe tre policë të tjerë.
Sipas nënës dhe motrës së adoleshentit, ai edhe më parë kishte probleme psikologjike.
