Ancelotti prezantohet te Bayerni
Te Bayerni i Mynihut nis një ere e re nën drejtimin e një emri te njohur të trajnimit boteror si Carlo Ancelotti.

Te Bayerni i Mynihut nis një ere e re nën drejtimin e një emri te njohur të trajnimit boteror si Carlo Ancelotti.
I qetë dhe me një gjermanishte të rrjedhshme, italiani u shpreh entuziast për aventurën e tij të re tek bavarezët. Por, përpara se të fillonte të fliste për planet e tij tek kampionët e gjermanisë, 57-vjecari bëri një analizë të shkurtër në lidhje me europianin dhe në vecanti për takimin midis Francës dhe Gjermanisë: “Personalisht jam i mendimit se atë takim e fitoi Franca sepse arriti të shënonte gol, jo sepse arritën të tregonin ndonjë nivel loje. Deri në momentin e penalltisë ekzistonte vetëm një skuadër në fushë dhe momenti i penalltisë i dha një tjetër rrjedhë takimit. Kam folur dhe me Thomas Muller, me vjen keq që nuk arriti të shenonte, por i kam thënë të qëndrojë i qetë dhe të bëhet gati për fazën parapërgatitore.”
Më tej Anceloti zbuloi dhe prapasekenat e bisedimeve mes tij dhe drejtuesve të klubit gjerman. Italiani deklaroi se marrëveshja u arrit pa shumë pengesa, transmeton SS.
“Pata një telefonat me Rummenigge dhe tha që më duhet një trajner dhe unë iu përgjigja duke i thënë së më duhet një skuadër. Mjaftoi vetëm kaq që unë të bëhesha pjesë i Bayern Munchen. Kur u largova nga Reali Madrid, doja që të nisja një aventurë të re këtu, pasi e ndieja që Guardiola në fund të sezonit do të largohej. Pas Trapatonit jam Italiani i dytë që do të stërvisë këtë skuadër dhe jam shumë i lumtur për këtë.”
I qarte, i qetë, i vendosur dhe shumë i relaksuar. Carlo Anceloti nis aventurën e tij të re. Ai dëshiron ta rikthejë klubin në nivelet më të larta europiane, ndërsa Bayerni i Mynihut është gati të ndjekë idetë e tij.
