Show Biz
Balotelli i jep fund romances me Fannyn
02.04.2014 16:38
Pak jave me pare Mario Balotelliu nda nga e dashura e tij me e fundit, Fanny Neguesha...

Pak jave me pare Mario Balotelliu nda nga e dashura e tij me e fundit, Fanny Neguesha romanca me te cilen zgjati per 5 muaj me radhe. Para saj,Balotelli i dha fund lidhjes 2-vjeçare me Rafaela Fico-n, te cilen e akuzoi per tradhetia. Frut i kesaj marredhenie ishte vajza Pia, per te cilen kujdeset e vetme tashme Rafaela.
Keto dy lidhje kane qene te fundit per Balotellin, por jo te parat. Sigurisht fama ia “ka lehtesuar mundin” super Marios per te patur krah tij bukuroshe te ndryshme.
Por cilat kane qene ish-et e Balotelli-t? Media gossip ne Itali rendisin gjashte me te cilat Mario ka kaluar minimumi 3 muaj romance.
E para eshte Barbara Guerra, show-girl qe Balotelli e njohu ne dhjetor te 2009-es. Romanca mes tyre shuhet pas kater muajsh. Me pas Melissa Castagnoli, gjysmefinaliste ne konkursin per perzgjedhjen e velinave ne Itali. Ajo u njoh me futbollistin ne qershor te vitit 2010 nepermjet Facebook dhe u nda gjashte muaj me vone.
Ne korrik te 2011, Mario dhe Rafaela nisin lidhjen e tyre, me jetegjata per futbollistin. Cifti zhvendoset se bashku ne Angli, kur sulmuesi iu bashkua Manchester City-t, ndersa rikthimi ne Itali do t’i gjente te ndare.
Sara Galimberti, atlete dhe bukuroshe qe Balotelli e njohu ne 2011. Lidhja e tyre zgjat 3 muaj. Per te mberritur tek e fundit, Fanny Neguesha, lidhja me te cilen zgjati 5 muaj.