Luiza Gega nënkampione e Europës
11.07.2016 18:04
Luiza Gega vazhdon të lërë gjurmë në atletikë....

Luiza Gega vazhdon të lërë gjurmë në atletikë. Atletja jonë ka siguruar një medalje argjendi në Kampionatin Evropian të Atletikës që po mbahet në Amsterdam.
Ajo u rendit në vendin e dytë në finalen e garës së 3000 m me pengesa për femra pasi e ndali kronometrin në 9:28.52 duke vendosur kështu dhe rekord kombëtar në këtë disiplinë.
Në fakt kjo nuk është disiplina e parapëlqyer e Luizës e cila shkëlqen në 800 m, garë ku zuri vendin e parë në Lojërat Europiane Baku 2015.
Luiza Gega do të mbajë dhe flamurin në parakalimin e delegacioneve olimpike në Rio 2016.
