Maqedoni
Maqedonia, Turqia dhe Shqipëria në pritje, takimet e KSA-së shtyhen për shtator
11.07.2016 18:12
Bashkimi Evropian i anuloi Këshillat për stabilizim dhe asociim që në gjysmën e dytë të këtij muaji duhej të mbaheshin me Maqedoninë, Turqinë dhe me Shqipërinë...

Me vendim të përfaqësueses së lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Unionit, Federika Mogerini, këto takime të nivelit më të lartë ndërmjet Brukselit zyrtar dhe autoriteteve nga Maqedonia, Turqia dhe Shqipëria në kuadër të Këshillit për stabilizim dhe asociim janë shtyrë për në shtator.
“Këshilli për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe IRJM-së të Maqedonisë është shtyrë për shkak të problemeve me orarin. E njëjta ka të bëjë edhe me Këshillin për stabilizim dhe asociim edhe me Shqipërinë, si dhe Këshillin për asociim me Turqinë”, theksoi zëdhënësja e Komisionit evropian, Maja Kocijançiq.
