Maqedoni

Grupet punuese, a do të ketë diçka të re dhe konkrete në bisedime?

11.07.2016 18:17

Se çfarë ndikimi ka pasur vizita e ndihmëssekretare amerikane, Viktoria Nulland, në krizën e Maqedonisë do të shihet në takimin e grupeve punuese për Marrëveshjen e Përzhinës, që ka filluar në orët e pasdites...

Siç dihet, grupet e punës janë duke shqyrtuar modalitete për gjetjen e kompromiseve për pastrimin e listës zgjedhore, të drejtën e votës së mërgatës dhe rregullimin e çështjes së mediave. 

Edhe pse pritej që vizita e para disa ditëve e të dërguarit special të Gjermanisë për Maqedoninë Johanes Hajndëll, dhe ajo e sotme e Sekretares shtetërore amerikane Viktoria Nulland të rezultoj me kompromis mes partive politike, situata ngelet mission i pamundur.  

Përfaqësuesit e VMRO-DPMN-së, LSDM-së, BDI-së dhe PDSH asesi nuk mund të arrijn marrëveshje për pastrimin e Listës zgjedhore, të drejtën e votës së mërgatës si dhe rregullimin e çështjes së medias.  
 
Betejat janë të ndara, LSDM dhe BDI nuk pajtohen rreth pastrimit të listës zgjedhore ndërsa për çështjen e mediave asesi nuk lëshojn pe partia e Zevit dhe e Gruevskit. 
 
Nga LSDM thonë se nuk mund të ekzistoj listë e votuesve të pavarur, pasi që ato do të verifikohen dhe do të hynë në listën zgjedhore, ndërsa sipas BDI-së dyshimet për ekzstimin e ketyre votuesve janë krijuar nga kontrrollet e gabueshme në teren.  
 
VMRO-DPMNE pranon kerkesat e social-demokrateve për listën zgjedhore, por jo kërkesën e LSDM-së për dënime të majme të mediave.