Valensi, toreadori viktimë e demit

11.07.2016 18:28

Viktor Barrio u bë i pari toreador që vdes këtë shekull në një arenë të Spanjës...

Viktor Barrio u bë i pari toreador që vdes këtë shekull në një arenë të Spanjës.

Pamjet filmike tregojnë sesi demi e hedh Barrion në ajër përpara se ta shponte në anën e djathtë të trupit e ta përplaste dhunshëm në tokë.

Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy, përcolli përmes Twitter-it ngushëllimet e tij për Barrion, i konsideruar si një i ri mjaft premtues.

Matadori i fundit që ka vdekur në një arenë demash në Spanjë ishte në vitin 1985. Kundërshtarët i përshkruajnë betejat e përgjakshme me kafshët si barbare.