Maqedoni

“Besa”: Vizita e Nulland, shpresëdhënëse

11.07.2016 18:19

Për Lëvizjen BESA vizita e diplomates amerikane, Viktoria Nulland, përbën lajmin më të rëndësishëm për zgjidhen e mundshme të krizës në vend...

Derisa Maqedonia po e vuan këtë krizë për shkak të politikanëve vendas, vetëm zyrtarët amerikanë të këtij niveli mund të japin impulsin e duhur për tejkalimin e këtij ngërçi.

Për Lëvizjen BESA mesazh i rëndësishëm ishte edhe mbështetja që zyrtarja e lartë e ShBA-ve e shfaqi për Prokurorinë Speciale Publike, me çka edhe ne e rikonfirmuam qëndrimin tonë se kjo prokurori mund të jetë institucioni i vetëm që mund të ndihmojë në zgjidhjen e krizës.

Partia për Prosperitet Demokratik vizitën e zyrtares së lartë të Stejt departamentit amerikan, Nuland, e vlerëson si shumë të rëndësishme, përfundimisht për zgjidhjen e ngërçit politik që ka kapluar institucionet e vendit.

Kjo vizitë fuqishëm reflektoi faktin se ShBA-të janë pa hezitim të interesuar për rrugëtimin euroatlantik të Maqedonisë, për nevojën e përgatitjes së zgjedhjeve kredibile dhe të besueshme, për funksionimin pa ndërhyrje dhe pengesa të Prokurorisë së Përgjithshme.