Botë
Theresa May do të pasojë David Cameron si kryeministre e Anglisë
11.07.2016 19:28
Theresa May do të zgjidhet kryeministre e Anglisë të mërkurën në mbrëmje, pasi David Cameron njoftoi se ai do të jepte dorëheqjen pas Referendumit për daljen apo qëndrimin e Anglisë në Bashkimin Europian...

Cameron tha se ai do të ofrojë dorëheqjen tek Mbretëresha të mërkurën pasdite në Pallatin Mbretëror Buckingham.
Rivali i vetëm i zonjës May që kërkonte të pasonte Cameron-in si lider i Konservatorëve, Andrea Leadsom, u tërhoq mëngjesin e sotëm.
Cameron, kryeministër që nga viti 2010, vendosi për të hequr dorë pas votimit pro daljes së Anglisë nga BE.
Në një deklaratë të shkurtër, Cameron tha se Zonja Leadsom kishte marrë “vendimin e duhur” dhe se ishte shumë i kënaqur që Sekretarja e Shtetit do e pasonte atë.
Ai tha se një “situatë e tejzhatur tranzicioni” nuk ishte e nevojshme dhe shtoi se “të nesërmen do të kryente takimin e fundit në kabinet”.
Cameron shprehu suportin e plotë për kryeministren e ardhshme.
