Botë
Merkel: terrorizmi në Europë erdhi përmes emigrantëve
11.07.2016 20:08
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka deklaruar se terrorizmi në Europë ka hyrë nëpërmjet fluksit të klandestinëve...

Ajo ka bërë thirrje për krijimin e një perspektive për të rinjtë në vendet e varfra në botë, në mënyrë që ata të kontribuojnë në vendin e tyre dhe gjithashtu të mos përbëjnë problem për vendet ku emigrojnë.
Anëtarë të grupeve militante kanë hyrë në Europë nëpërmjet fluksit të emigrantëve të larguar nga Siria.
Kështu ka deklaruar kancelarja gjermane, Angela Merkel, “Pjesërisht, fluksi i refugjatëve është përdorur edhe për të kontrabanduar terroristë.
Nëse të rinjtë e vendeve të varfra në botë nuk kanë perspektivë, natyrshëm ata do të kërkojnë ta gjejnë atë diku tjetër dhe kjo nuk është gjë e mirë për këto vende dhe nuk është e mirë as për ne, ka thënë kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Më shumë se 1 milionë emigrantë mbërritën në Gjermani vitin e kaluar, shumë prej tyre sirianë.
Ndërkohë që aktualisht fluksi nga rruga ballkanike është zhvendosur në Mesdhe, në rrugën mes Libisë dhe Italisë.
Në këtë situatë që vijon prej vitesh, liderët europianë dhe jo vetëm mendojnë se sa kohë Siria do të jetë në konflikt, edhe kriza e emigrantëve do të vijojë.
