Teknologji

Makina super-luksoze e Aston Martin dhe Mercedesit

02.04.2014 16:40

Prodhuesi i automjeteve luksoze, Aston Martin është në negociata me Mercedes-Benz-in për ndërtimin e xhipit të parë...

Prodhuesi i automjeteve luksoze, Aston Martin është në negociata me Mercedes-Benz-in për ndërtimin e xhipit të parë dhe shpreson që këtë produkt ta ketë në treg brenda 3-4 vjetësh, raporton “Financial Times”.
 
Një zëdhënëse e Aston Martin i ka thënë Reuters-it se prodhuesi i makinave nuk ka në plan prodhimin e një makine të tillë. “Aktualisht nuk kemi në plan prodhimin e një xhipi”, ka thënë ajo.
 
FT thotë se bashkëpunimi mes dy gjigantëve për një xhip të përfolur është një prej fushave të mundshme të bashkëpunimit mes dy prodhuesve. Gazeta citon njerëz të përfshirë në projekt por që nuk kanë pranuar të identifikohen.
 
“Palët janë duke punuar në konkludimin e kushteve të bashkëpunimit”, ka thënë për Reuters-in, Mercedes-Benz. Shefi ekzekutiv i Daimler, Dieter Zetsche i ka thënë Reuters-it në janar se kompania do të jetë e hapur për bashkëpunime me Aston Martin-in.