Maqedoni

Grupet e punës, Orav: Për momentin nuk ka marrëveshje

11.07.2016 21:10

Edhe pse pritej që vizita e të dërguari special të Gjermanisë për Maqedoninë Johanes Hajndëll, dhe ajo e Sekretares shtetërore amerikane Viktoria Nulland të rezultoj me kompromis mes partive politike, situata ngelet mision i pamundur...

Përfaqësuesit e VMRO-DPMN-së, LSDM-së, BDI-së dhe PDSH edhe pas katër orëve bisedime në selin e BE-së në Shkup nuk arritën që të zbusin qëndrimet rreth listës zgjedhore dhe çështjes së medias. 
 
Ambasadori i BE-së Aivo Orav, pas mbarimit të takimit shkurt tha se për momentin nuk ka marrvëshje mes përfaësuesve të katër partive më të mëdha politike në vend. 
 
“Do të vazhdojm me bisedimet nesër në ora 14... Mendoj se ka disa lëvizje që të mund të ecim para nesër. Në këtë moment nuk ka as një marrëveshje”, tha Aivo Orav, ambasador i BE-së në Maqedoni.
 
Betejat janë të ndara, LSDM dhe BDI nuk pajtohen rreth pastrimit të listës zgjedhore ndërsa për çështjen e mediave asesi nuk lëshojn pe partia e Zevit dhe e Gruevskit. 
 
Nga LSDM thonë se nuk mund të ekzistoj listë e votuesve të pavarur, pasi që ato do të verifikohen dhe do të hynë në listën zgjedhore, ndërsa sipas BDI-së dyshimet për ekzstimin e ketyre votuesve janë krijuar nga kontrrollet e gabueshme në teren.
 
VMRO-DPMNE pranon kerkesat e social-demokrateve për listën zgjedhore, por jo edhe kërkesën e LSDM-së për dënime të majme të mediave.  
 
SANIJE DURAKU