Maqedoni

Takim për të drejtat e romëve

12.07.2016 09:26

Problemet rrjedhëse nga fusha shëndetësore dhe sociale dhe evaluimi i përparimit në aktivitetet e ndërmarra të institucioneve pas rasteve...

Problemet rrjedhëse nga fusha shëndetësore dhe sociale dhe evaluimi i përparimit  në aktivitetet e ndërmarra të institucioneve pas rasteve ku janë prekur romët, janë tema për të cilat sot do të diskutohet në takimin e tretë të "Parlamentit qytetar rom", që do të mbahet në Prilep.
 
"Parlamenti qytetar rom" paraqet grup të organizuar të 40 liderëve joformal nga komuniteti rom, të cilët mbajnë brenga për të drejtat kolektive të romëve.
 
Organizator i takimit është Shoqata ROMA S.O.S Prilep.
 
Sipas programit, në takim është parashikuar të mbajë fjalim ministri pa resor Nexhdet Mustafa./mia