Botë

Nëntë të vrarë dhe 32 të lënduar në sulmin e ri në Bagdad

12.07.2016 09:30

Së paku nëntë persona kanë humbur jetën, ndërsa 32 janë lënduar nga shpërthimi i auto bombës në Rashadia, paralagje e Bagdadit...

Tani për tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
 
Grupi xhihadistë Shteti Islamik shpesh kryen sulme me bombë në kryeqytetin irakian dhe në pjesë të tjera të Irakut.
 
Më 3 korrik në sulmin me auto bombë në qendër të Bagdadit, sipas të dhënave të fundit, janë vrarë 292 veta. Ai ishte një nga sulmet më vdekjeprurëse në kryeqendrën irakiane pas rrëzimit të Sadam Huseinit nga pushteti në vitin 2003./mia