Botë

Kryeministrja femër e Anglisë, Theresa May, do të pasojë David Cameron

12.07.2016 09:53

Teksa kryeministri anglez, David Cameron, do të dorëzojë dorëheqjen të mërkurën, duke i lënë stafetën sekretares së Shtetit, Theresa May...

Teksa kryeministri anglez, David Cameron, do të dorëzojë dorëheqjen të mërkurën, duke i lënë stafetën sekretares së Shtetit, Theresa May, kjo e fundit ka thënë fjalët e para pas caktimit të detyrës së re. 
 
May u zgjodh zyrtarisht lidere e Partisë Konservatore dhe pasuese e Cameron që ditën e sotme dhe tani do e zëvendësojë Cameron edhe si kryeministre e vendit. 
 
Pak pas, lidershipi i saj u konfirmua, May tha se prioriteti i saj i parë do të jetë të administrojë daljen e Britanisë nga BE-ja, një lëvizje kjo e aprovuar nga populli një muaj më parë për të krijuar një vizion të fortë, të ri dhe pozitiv për të ardhmen. 
 
Përpara medieve, May foli fjalët e para, duke i qëndruar e prerë vendimit për të qëndruar jashtë Bashkimit Europian dhe se nuk do të bënte asnjë përpjekje për të hyrë. 
 
“Brexit do të thotë Brexit… Asnjë përpjekje për të qëndruar brenda Bashkimit Europian, asnjë përpjekje për t’ju bashkuar atyre nga dera e pasme, dhe asnjë përpjekje për të kryer një referendum të dytë”,- tha ajo.