Shëndet
Konsumoni 10 ushqimet kundër kancerit
02.04.2014 16:47
Tre në dhjetë tumore shkaktohen nga kequshqyerja! Këtë e ka deklaruar Shoqata Italiane e Kërkimeve mbi tumoret...
Tre në dhjetë tumore shkaktohen nga kequshqyerja! Këtë e ka deklaruar Shoqata Italiane e Kërkimeve mbi tumoret (AIRC) gjatë kërkimeve të saj. Pra ajo që ne hamë kontribuon në mënyrë mjaft të drejtpërdrejtë në gjendjen tonë shëndetësore.
Kështu që kërkimet më të fundit shkencore parashtrojnë se si kanceri i aparatit gastrointestinal, i ezofagut, stomakut dhe i zorrës së trashë shkaktohen nga cilësia dhe sasia e ushqimeve që vëmë në tavolinë.
Por nëse do të ushqehemi më mirë, tre të katërtat e këtyre tumoreve do të mund të parandalohen, duke ndjekur thjesht një ushqyerje korrekte. Më poshtë do të njiheni me dhjetë ushqimet që mund të na ndihmojnë në parandalimin e tumoreve:
1 – Pjeshka
Sipas një studimi të fundit amerikan, ngrënia e tri pjeshkave në ditë do të kontribuonte në luftimin e kancerit të gjirit; pjeshkat përmbajnë disa substanca të cilat janë në gjende që të vrasin qelizat kancerogjene.
2 – Portokalli
Portokajtë e kuq janë ata që përmbajnë më shumë antocianinë, antioksidantë shumë të fuqishëm. Kanë një funksion shumë të rëndësishëm parandalues, përderisa favorizojnë detoksifikimin e organizmit. Ata janë veçanërisht të dobishëm për parandalimin e kancerit të ezofagut dhe të mëlçisë.
3 – Boronica
Në radhë të parë boronica, por edhe manaferrat dhe luleshtrydhet kanë veti të forta antioksiduese, sepse janë të pasura me polifenol. Ato mbrojnë ADN-në nga mutacionet qelizore dhe ngadalësojnë rritjen e qelizave kancerogjene.
4 – Qumështi
Konsumimi i rregullt i qumështit dhe i kosit na mbron nga infeksionet intestinale, ndërsa forcon edhe sistemin imunitar. Studime paraprake demonstrojnë efektivitetin e probiotikëve (bakteret që tejkalojnë pengesën e stomakut) në parandalimin e kancerit të zorrës së trashë.
5 – Vera e kuqe
Me një gotë verë të kuqe, por jo më shumë, mund të përfitohen shumë rezultate në drejtim të progresionit dhe të parandalimit të kancerit, parandalimit të sëmundjeve kardiovaskulare dhe degjenerimit të qelizave të trurit.
6 – Algat
Fucoxantina dhe fucoidani janë përbërësit aktivë që i bëjnë algat veçanërisht të vlefshme, pasi stimulojnë reagimin imun kundër tumoreve dhe ngadalësojnë rritjen e qelizave kancerogjene.
7 – Erëzat
Përpiquni të preferoni sa më shumë shafranin e Indisë dhe xhenxhefilin për të mirat e tyre antiinflamatore, por edhe aromat e ngjashme të borzilokut, rigonit dhe të rozmarinës, pasi kanë veti kundër kancerit.
8 – Hudhra
Janë tri molekulat, të cilat hyjnë në lojë dhe na “ndihmojnë” kur hudhra shtypet në funksion të ADN-së. E rëndësishme është që t’i konsumoni të freskëta.
9 – Qepa
Ashtu si hudhra edhe qepa, përmban squfur që neutralizon rritjen e qelizave të kancerit. Mos harroni se përbërësi aktiv lëshohet vetëm kur produkti (qepa) pritet në feta.
10 – Soja
Studime të shumta kanë treguar se konsumimi i 50 gramëve soje në ditë përgjysmon rrezikun e kancerit të gjirit! Por do të ishte shumë mirë që për vlerën e saj të informoheshin më së shumti të rinjtë. Ata duhet ta konsumojnë sa më shumë sojën, sepse përbërësi i saj, isoflavoni, i mbron nga rreziku i tumoreve të shkaktuara nga hormonet.