Botë
Gra të cilat udhëheqin shtete në botë
12.07.2016 10:51
Britania e Madhe do të ketë grua për kryeministre dhe ajo do të jetë Tereza Mej...

Në botë ka shtete me të cilat udhëheqin gra:
Gjermani - Nga viti 2005 Angela Merkel është kancelare. Ajo është gruaja e parë në atë funksion. Në dhjetor të vitit 2013 Merkel ishte rizgjedhur për mandat të tretë 4 vjeçar.
Kroaci - Kolinda Grabar Kitaroviq ishte zgjedhur si presidente në janar të vitit 2015. Ajo është gruaja e parë presidente e Ballkanit e zgjedhur në zgjedhje.
Lituani - Dalija Gribauskajte, ish eurokomisare, ishte zgjedhur presidente në maj të vitit 2009. Ajo është gruaja e parë e zgjedhur në atë funksion në shtet.
Malta - Mari-Luiz Kolejro Preka, ishte zgjedhur presidente në prill të vitit 2014. Ajo është gruaja e dytë në atë funskion në Maltë.
Norvegji - Erna Sulberg është gruaja e dytë kryeministre në historinë e shtetit.
Poloni - Beata Shildo u bë kryeministre në nëntor të vitit 2015 dhe e trashëgoi Eva Kopaçin.
Bangladesh - Sheik Hasina Vaxhid ishte zgjedhur për mandat të dytë 5 vjeçar të kryeministres në janar të vitit 2014.
Mjanmar - Si shefe e diplomacisë dhe këshilltare speciale shtetërore Aun Su Çi është de fakto shefe e Qeverisë.
Koreja Jugore - Pak Guen-hu ishte zgjedhur presidente në dhjetor të vitit 2012 për mandat pesëvjeçar. Ajo është gruaja e parë në atë funksion.
Nepal - Në vitin 2015 parlamenti e zgjodhi komunisten Bidhja Devi Bhandari për presidente. Ajo është gruaja e parë presidente në Nepal.
Tajvan - Në janar presidente u bë Xhaj Ingven ish profesoreshë universitare dhe ajo është gruaja e parë presidente e Tajvanit.
Liberi - Elan Xhonson Sajrlijf është presidentja e parë e shtetit e zgjedhur në vitin 2011 dhe tani ka mandat të dytë.
Namibia - Sara Kugongelva Amadhila ishte emëruar kryeministre në mars të vitit 2015 dhe është gruaja e parë në atë funksion në shtet.
Mauricius - Amina Garib Fakim ishte zgjedhur nga parlamenti për presidente në atë ishull në Oqeanin Indian.
Kili - Mishell Baçelet është zgjedhur presidente në dhjetor të vitit 2013. Ishte presidente edhe në periudhën e vitit 2006-2010.
Ishujt Marshall - Hilda Hajn është zgjedhur presidente në janar të vitit 2016.
