Maqedoni
Në Shkup dje 13 aksidente, gjashtë persona të lënduar
12.07.2016 11:23
Policia e trafikut gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit ka kryer kontroll të 13 aksidenteve, prej të cilave tetë janë me dëme materiale...

Policia e trafikut gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit ka kryer kontroll të 13 aksidenteve, prej të cilave tetë janë me dëme materiale dhe katër janë me pasoja të lëndimeve trupore në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë katër persona.
Ka ndodhur edhe një aksident me pasoja të lëndimeve të rënda trupore në të cilën lëndime të rënda trupore ka marrë një çiklist, ndërsa lëndime më të lehta ka marrë një shofer i mopedit.
Ashtu siç informon për MIA-n inspektori i pavarur Dragan Veljanoski nga SPB-Shkup, gjatë ditës së djeshme pas kontrolleve të zbatuara mbi pjesëmarrësit e komunikacionit nga ana e policisë së komunikacionit, janë zbuluar dhe sanksionuar një numër i madh i shkeljeve. Janë sanksionuar 10 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit dhe të njejtit janë përjashtuar nga komunikacioni, pesë shoferë gjatë vozitjes së automjetit kanë përdorur celular, si dhe katër shoferë fillestarë të cilët kanë bërë shkelje në baza të ndryshme.
Janë hasur edhe gjashtë automjete të paregjistruara, katër persona pa patentë shoferi, 15 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme dhe pesë shoferë të biçikletave me motor, mopedëve dhe motoçikletave të cilët nuk kanë pasur helmetë mbrojtëse.
Me ndihmën e automjetit special karrotrec, gjatë ditës së djeshme janë larguar 38 automjete të cilat në masë të madhe e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit të këmbësorëve dhe të automjeteve.
Në suaza të projektit për kulturë të fëmijëve në institucionet parashkollore Reparti për parandalim pranë SPB-së-Shkup sot do të realizojë punëtori edukative në kopshtin "Veseli cvetovi", objekti "Sonçogled", i cili gjendet në rajonin e komunës Kisella Voda.
Me fillim në orën 20:45 në Arenën kombëtare "Filipi i Dytë" në suaza të Xhiros së dytë kualifikuese të Ligës së kampionëve do të luhet garë ndërkombëtare e futbollit mes KF Vardar dhe KF Dinamo Zagreb, nga Republika e Kroacisë. Për arsye se pritet intensitet i rritur i komunikacionit, përkatësisht duke filluar nga ora 17 do të mbyllet për qarkullim një pjesë e rr. "Aminta III" dhe atë në pjesën e udhëkryqit me rr. "Jordan Haxhikonstantinov Xhinot", dhe deri te stadiumi i futbollit me ç'rast drejt stadiumit do të lëshohen vetëm automjetet me nevoja të veçanta.
Në periudhën nga ora 19 në varësi të nevojave dhe gjendjeve momentale dhe intenzitetit të komunikacionit do të kufizohet qarkullimi i automjeteve që nga bul. "Ilinden", përkatësisht drejt stadiumit do të lëshohen automjetet me nevoja të veçanta, përkatësisht lëshimi selektiv do të jetë në udhëkryqet e bul. "Ilinden".
Për shkak të kësaj, nga policia e komunikacionit apelojnë deri te të gjithë qytetarët pjesëmarrës në komunikacion t'i respektojnë rregullat e komunikacionit, dhe përderisa vijnë në garë me automjete, për parkim t'i shfrytëzojnë hapësirat e rrethinës të lejuara për parkim./mia
