Life Style
Personat në lidhje janë gjahu i dëshirueshëm i beqarëve
02.04.2014 16:50
Çdo personit i ka ndodhur në ndonjë moment që të jetë i interesuar për dikë që aktualisht ka qenë në lidhje dashurie me dikë tjetër. Nganjëherë gjërat e pamundura përfundojnë të jenë më të kënaqshme dhe më të dëshirueshme për njerëzit. Shumë shpesh fantazitë e natës mund t’ua ndryshojnë mendjen për gjëra të pamundura, e sigurisht edhe kur është fjala për një partner ideal që mund të kërkoni edhe nëse ai/ajo aktualisht është në një lidhje dashurie me dikë tjetër.

Çdo gjë që duket e paarritshme, shkakton dëshirë më të madhe. “Kjo quhet atraksion frustrues: ajo që është e vështirë të arrihet, më shumë na krijon mall”, thotë dr. Helen Fisher, autore e librit “Why we love”. “Ndërkaq, vetë fakti që është diçka e ndaluar, e shton edhe më dëshirën”.
Ja si vepron ajo. Çdo herë kur shfaqet malli, truri liron dopaminën cila ju nxit që ta arrini qëllimin. Kur ju dalin pengesat përpara (fakti që ka vajzën) pengon që të arrini qëllimin, truri liron edhe më shumë dopaminë, gjë që edhe më shumë ju fokuson për arritjen e qëllimit.
Nëse ndonjë vajzë tjetër është me atë mashkull që ju e fantazoni, truri juaj menjëherë e regjistron si “mall të dobishëm”. Mirëpo, kini kujdes: mashkulli ju duket perfekt vetëm për shkak që nuk e njihni. “Nuk e dini si është në dhomën e gjumit”, thotë dr. Luis. Me fjalë të tjera, nuk do të jeni në situatë të duroni nënçmimet apo humorin e keq të tij.
Nganjëherë nuk jemi të gatshëm për të krijuar lidhje serioze, madje as për seks pa obligim, ndërkaq hormonet na “egërsohen”. Prandaj, më me dëshirë do të donim të jemi në shoqëri të njerëzve atraktivë, të flirtonim, të ndiheshim të dëshiruar.
Zemra ju rrah më shpejt, entuziazmi rritet. Është lehtësuese të dimë që nuk do të hyjmë në marrëdhënie të komplikuara, por vetëm do të kënaqemi me komplimentet dhe buzëqeshjet. Madje edhe nëse ndodh marrëdhënia intime, objekti i dëshirës së zjarrtë me siguri nuk do ta braktisë vatrën e sigurt të lidhjes vetjake, që me siguri atë edhe nuk e dëshironi.