Maqedoni
Sinoptikanët: Temperaturat deri në 40 gradë, qytetarët: Freskohemi nëpër pishina
12.07.2016 15:57
Angazhimet, puna dhe aktivitetet e javës, sidomos temperaturat e larta, na detyrojnë që të gjejmë një zgjidhje për t’u freskuar sadopak...

Angazhimet, puna dhe aktivitetet e javës, sidomos temperaturat e larta, na detyrojnë që të gjejmë një zgjidhje për t’u freskuar sadopak, prandaj në fundjavë ose në kohën e lirë një pjesë e qytetarëve e shfrytëzojnë rastin për t’i vizituar pishinat e vendit.
“I vizitojmë nganjëherë pishinat”- u shpreh një qytetar.
“Unë shkoj në liqen shpesh, në vapën e madhe aty më pëlqen më tepër të rri”,- tha një qytetar.
“Varet prej mundësive... skamje e madhe është, populli nuk kanë para”- theksoi një qytetar.
Nga Enti Hidrometeorologjik thonë se gjatë ditëve në vijim temperaturat do të arrijnë deri në 40 gradë celsius, ndërsa pritet ulje të temperaturave gjatë ditës së premte.
“Gjatë ditës së nesërme do të mbretërojë mot i ngjashëm, ndërsa të premten do të ketë ndryshim të motit me vranësira në pjesët veriore të vendit, me parakushte për breshër dhe erë të fuqishme. Të shtunën do të ndalen reshjet e shiut, por do të ngelin temperaturat e ulëta deri ditën e martë. Prej të mërkurës do të ketë ngritje të sërishme të temperaturave”,- deklaroi sinoptikania, Dushanka Tanushevska.
Mjekët rekomandojnë që qytetarët të bëjnë kujdes për lëkurën gjatë temperaturave të larta.
Ata duhet shmangur ekspozimit në diell kur ato janë të shoqëruara me rreze ultra-violet, qoftë edhe gjatë pushimeve verore, për të evituar rrezikun për sulm të rrezeve mbi lëkurë, ndërsa për të mbrojtur lëkurën duhet patjetër të përdorim krem solar.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
