Maqedoni

Sindikata dhe Shoqata e administratës gjyqësore paralajmërojnë padi nëse zvogëlohen rrogat e grevistëve

12.07.2016 16:18

Kryetarët e gjykatave që do të ulin rrogat e administratorëve gjyqësorë të cilët po protestojnë, do të përballen me padi penale...

Paralajmërimi vjen nga ana e Sindikatës dhe Shoqatës së administratës gjyqësore, të cilat duke kundërshtuar vendimin e Këshillit buxhetor gjyqësor, vlerësojnë se pagesa vetëm 60% e rrogës është kundërkushtetuese.
 
"Vendimi i tillë i Këshillit buxhetor gjyqësor që të përpilohet përllogaritje e re e rrogave, me të cilën të gjithë të punësuarve që protestojnë do t’u paguhen rroga prej 60%, është kundërkushtetues dhe në kundërshtim me ligjin, si dhe paraqet tentim për të dëmtuar grevën e administratës gjyqësore",- tha kryetari i Sindikatës së administratës gjyqësore, Peco Grujovski.
 
Sipas Grujovskit, në këtë rast janë bërë disa shkelje të Ligjit për marrëdhënie pune dhe në Ligjin për shërbime gjyqësore, pasi me urdhëresë nuk mund të ulen pagat.
 
GYLTENE SINANI