Maqedoni

Matura shtetërore, nota mesatare në sesionin e qershorit është 3.42

12.07.2016 16:31

Për vitin shkollor 2015/2016, nota mesatare e lëndëve eksterne që për të gjithë nxënësit ka qenë gjuha amtare shqipja...

Për vitin shkollor 2015/2016, nota mesatare e lëndëve eksterne që për të gjithë nxënësit ka qenë gjuha amtare shqipja, gjuha maqedonase apo turke, në sesionin e qershorit të maturës shtetërore është 3.42 më e lartë se nota mesatare nga viti i kaluar 3.37.
 
Ministria e Arsimit dhe Qendra shtetërore për testim njoftuan se rezultatet më të mira këtë vit kanë qenë në gjuhë të huaja, ku nota mesatare është 3.99.
 
Për provimin e gjuhës angleze, QShP publikoi notë të veçantë, e cila sivjet është 3.00. Prej tre lëndëve eksterne, obliguese për të gjithë maturantët është gjuha dhe letërsia amtare, për të cilën mesatarja e përgjithshme këtë vit është 3.66.
 
“Rezultatet preliminare të cilat janë edhe përfundimtare nuk do të parashtrojnë ankesë, do të publikohen sot në orën 12, në tabelat për shpallje, në shkollat, në ueb faqen: matura.gov.mk. Për nxënësit që mendojnë që duhet të bëjnë ankesë shtetërore, duhet ta bëjnë përmes Komisionit të maturës shtetërore më 14 korrik, prej orës 12 deri në orën 15. Rezultatet e ankesave do të publikohen më 20 korrik në shkollë”,- tha ministri i Arsimit, Pishtar Lutfiu.
 
“Paraqitja për afatin e gushtit do të jetë prej ditës së nesërme deri më 21 korrik edhe afati i paraqitjeve të provimeve do të jetë në ditët 15, 16, 17 dhe 18 gusht”,- theksoi drejtoresha e QShT, Mirushe Ahmeti.
 
Notat e testimit ekstern nuk do të hynë në suksesin e përgjithshëm të nxënësve, por ato nota do të ndikojnë në regjistrimin në shkollat e mesme dhe universitete, sepse nxënësi i cili ka notë më të madhe në testimin ekstern do të ketë përparësi. 
 
“Nëse nxënësit regjistrohen në fakultet dhe kanë pikat e barabarta me notën e dëftesës, atëherë ai nxënës do të këtë përparësi që e ka notën më të lartë në testimin ekstern. Edhe një nxënës nëse i ka notat e barabarta, cili e ka notën e testimit më të madhe do të këtë më përparësi. Po, ndikon në kushte të barabarta të regjistrimit nëse nxënësit janë absolutisht të barabartë me dëftesë”,- u shpreh ministri i Arsimit, Pishtar Lutfiu.
 
Qendra shtetërore për testim pas rezultateve përfundimtare edhe të sesionit të gushtit, do të publikojë rang listë të shkollave fillore sipas arritjeve në maturën shtetërore për vitin 2015/2016.
 
REJHANE BUSHI-METAJ