Maqedoni

“Civil” prezantoi projektin për zgjedhje të lira

12.07.2016 16:47

Pastrimi i listës zgjedhore, ndarja e partisë nga pushteti dhe sigurimi i kushteve për punë të lirë të Prokurorisë Speciale Publike...

Pastrimi i listës zgjedhore, ndarja e partisë nga pushteti dhe sigurimi i kushteve për punë të lirë të Prokurorisë Speciale Publike janë gjërat kryesore të cilat duhet të përmbushen për t’u mbajtur zgjedhje të lira.
 
Kjo u tha në prezantimin e publikimit të OJQ “Civil” të titulluar “Zgjedhje të lira, kusht për të cilin nuk ka negociata!”.
 
Përmes këtij projekti, sipas “Civil” ata demaskojnë pushtetin, sipas të cilëve ai ka manipuluar me qytetarët.
 
Qëllimi i projektit është sigurimi i bazës për vëzhgim afatgjatë të proceseve të lidhura me zgjedhjet, si dhe paraqet burim për rritjen e vetëdijes dhe kyçjen e qytetarëve që të sigurohen zgjedhje të lira.
 
“Ka dy gjëra tek të cilat po shoh optimizëm. E para është ajo se më shumë qytetarë po flasin, edhe atë mjaft me zë, pa pëshpëritje, shumë prej tyre besojnë se mund të arrihet deri tek një zgjidhje. Dhe e  dyta është se nëse arrihen kushte për punë të lirë të PSP-së, ne mund të afrohemi tek ajo që e quajmë zgjedhje të lira”,- deklaroi Xhabir Deralla nga OJQ “Civil”.
 
“Projekti mbaroi, mirëpo qëllimi ynë për zgjedhje të lira mbetet me rëndësi të madhe. Zgjedhje të lira për qytetarë të lirë duhet të jetë ajo që tek shtetet moderne demokratike është e natyrshme.”- tha zëvendësambasadori i Gjermanisë, Hallke Sander.
 
Nga “CIVIL” thonë se gjatë projektit kanë marrë mbi njëqind raportime nga vëzhguesit afatgjatë, mbi 300 paraqitje dhe mesazhe nga qytetarë përmes postës elektronike, rrjeteve sociale për paraqitje të shkeljeve të së drejtës votuese, ndërsa mbi 600 qytetarë në komunikim të drejtpërdrejtë me ekipin e “Civil” treguan shembuj të shtypjeve direkte dhe të diskriminimit në bazë të përkatësisë politike.
 
ERSAN PAJAZITI