Maqedoni

Komuna e Tetovës rregullon infrastrukturën në Reçicë të vogël

12.07.2016 17:20

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, sot nga afër inspektoi punimet që janë duke u realizuar në fshatin Reçicë e vogë...

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, sot nga afër inspektoi punimet që janë duke u realizuar në fshatin Reçicë e vogël për rregullimin dhe begatonizimin e një kilometër rrugë në pjesën e epërme të Reçicës së vogël.
 
Ajo u shpreh se “jemi të angazhuar si komunë të rregullojmë rrjetin e infrastrukturës rrugore dhe punët që janë duke u punuar tani janë duke shkuar sipas planit të paraparë në gjithë rajonin e komunës së Tetovës”.
 
“Faktikisht jemi duke rregulluar dhe begatonizuar afër një kilometër rrugë, që fillon që nga kjo pjesë dhe përfundon tek rruga 146, të cilën tani më e kemi rregulluar tërësisht dhe besoj që brenda afatit të paraparë do e përfundojmë si të tillë. Ne normalisht mbetemi të angazhuar të vazhdojmë në këto drejtime në të gjithë rrjetin e infrastrukturës, mendoj se gjatë kësaj periudhe verore  intensiteti me cilin punojmë është mjaft i dukshëm. Kjo rrugë prej një kilometër do të lidhet me rrugën 146 dhe ne parashohim dhe absolutisht  gjatë verës të përfundojë”,- deklaroi kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.
 
Përndryshe, kjo rrugë fillon nga ish Fakulteti i arteve, mirëpo fatin nuk do ta ketë e njëjta që të përfundojë tërësisht, pasi sipas kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, për këtë pjesë të rrugës do të duhet edhe një projekt shtesë.
 
VISAR SADIKI