Maqedoni
Popovski u prezentua ne Kisella Vode te Shkupit
02.04.2014 18:10
Kandidati për kryetar i OQM-së, Zoran Popovski, mbajti tubim në lagjen e Shkupit, Kisella Vodë...

Kandidati për kryetar i OQM-së, Zoran Popovski, mbajti tubim në lagjen e Shkupit, Kisella Vodë, ku qytetarëve të pranishëm u premtoi rezultate më të mëdha në çdo sferë, duke përfshirë arsimin, ekonominë, shëndetësinë. Unë nëse zgjidhem në postin e kryetarit do të dëgjoj kërkesat e qytetarëve dhe do të kundërshtoj qeverinë për të mirën e qytetarëve.
Janë momentet e fundit që ne t’ia shtrijmë dorën njëri-tjetrit dhe të bashkohemi për zgjidhjen e prioriteteve nacionale, në mënyrë që para opininionit ndërkombëtar të dëshmojmë dinjitet dhe seriozitet.
Mjaft i kemi lejuar të luajnë me krenarinë e Maqedonisë, tha Popovski. Ai më tej shtoi se do të mbrojë interesat e qytetarëve dhe nuk do të lejojë harxhimin joracional të parave dhe rritjen e varfërisë.
“Unë do jem avokat i qytetarëve , unë do të jem njeriu i cili do të ofrojë pajtim nacional mes partive politike dhe bashkësive në Maqedoni. Duhet ta rregullojmë shtetin tonë, që të na duan edhe jashtë vendit, në të kundërtën nuk do mbërrijmë larg”, deklaroi kandidati për kryetar i OQM-së, Zoran Popovski.
Ne nuk luftojmë për revanshizëm politik, por luftojmë kundër asaj që në këtë shtet të ketë të burgosur politik dhe procese të montuara politike. Ndryshime në Maqedoni do të ndodhin, por vetëm me ndihmën e OQM-së, u tha në tubimin në Kisella Vodë. (Flutura Latifi, TVM2)
