Maqedoni

Ndryshimi i emrave të shkollave, Lutfiu: Kemi dhënë pëlqim, regjistri të bëjë punën

12.07.2016 18:04

Ministria e Arsimit ka dhënë pëlqim për ndryshimin e emrave të disa shkollave dhe tani ata janë të proceduar në regjistrin qendror

Ministria e Arsimit ka dhënë pëlqim për ndryshimin e emrave të disa shkollave dhe tani ata janë të proceduar në regjistrin qendror, i cili është i obliguar të bëjë ndryshimin brenda disa afateve, thotë ministri i Arsimit, Pishtar Lutfiu.
 
Sipas tij, në rast të moszbatimit të kësaj procedure, atëherë me regjistrin qendror do të merren organet kompetente, siç është Inspektorati.
 
“Në momentin që Ministria e Arsimit ka dhënë pëlqimin për ndryshimin e emrave, tashmë ata emra i kemi proceduar në regjistrin qendror. Regjistri qendror është i obliguar që të bëjë ndryshimin brenda disa afateve. Në rast të moszbatimit, regjistri qendror nuk është as me ligjin as me kushtetutën, kështu që me regjistrin qendror besoj se do të merren organet kompetente, siç është Inspektorati”,- tha ministri i Arsimit, Pishtar Luftiu.        
 
ERSAN PAJAZITI