Maqedoni
Partitë politike afër finalizimit të marrëveshjes për listën zgjedhore dhe mediat
12.07.2016 18:06
Partitë politike sërish janë mbledhur në bisedime për të finalizuar marrëveshjen mbi çështjet e hapura dhe mësohet se ata kanë përafruar pjesën më të madhe të qëndrimeve...

Por, edhe pse palët zyrtarisht nuk bëjnë të ditur detajet e marrëveshjes, burime brenda negociatave thonë se palët janë afër zgjidhjes për të dyja çështjet, listën zgjedhore dhe reformat në media.
Ky është takimi i dytë i palëve pas vizitës së zyrtares së lartë amerikane, Vikotria Nuland, e cila u largua nga vendi e inkurajuar se marrëveshja do të arrihet shumë shpejtë.
