Botë

Gjykata e Hagës “shuplakë” shtetit kinez, i heq të drejtat për ishujt në jug të vendit

12.07.2016 18:27

Gjykata e arbitrazhit të Hagës vendosi këtë të martë se Kina nuk ka asnjë të drejtë historike mbi ujërat e detit të Kinës Jugore dhe ka shkelur të drejtat sovrane të Ishujve Filipine...

Ky vendim ka egërsuar Pekinin, i cili hodhi poshtë këtë vendim, duke e konsideruar një farsë.

Kina bojkotoi seancat në Gjykatën e përhershme të arbitrazhit në Hagë dhe u zotua përsëri për të injoruar vendimin, duke thënë se forcat e saj të armatosura do të mbrojnë sovranitetin dhe interesat detare.

Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Kinës tha se baza për raketa bërthamore ndodhej në një bazë detare në ishullin e Hainan në Kinën Jugore.