Maqedoni

Pendarovski kërkoi mbështetje në Dellçevë

02.04.2014 18:15

Kandidati për president nga radhët e LSDM-së, Stevo Paendarovski, në Dellçevë...

Kandidati për president nga radhët e LSDM-së, Stevo Paendarovski, në Dellçevë tha se prioritet për këtë fushatë do të jenë ekonomia, demografia dhe demokracia.
 
Të gjithë duhet të jemi të barabartë, pa dallim se anëtar i së cilës partie jemi ose nuk jemi. Për zbatimin e këtyre principeve janë të nevojshme ndryshime të menjëhershme. Qytetarëve të Maqedonisë iu është afruar kjo shansë me 13 prill. 
 
“Paraqitem i vetëm nëpër tubime, sepse nëse  zgjidhem për president, dua që të jem president i të gjithë qytetarëve të Maqedonisë. Nuk kam qëllim  që të jem president vetëm i partisë, por i të gjithëve ju edhe për ata të cilët nuk do të më votojnë mua edhe për ata të cilët nuk do të votojnë fare”, deklaroi kandidati për president nga LSDM, Stevo Pendarovski.
 
Pendarovski gjithashtu theksoi se do të mundohet që ta zgjidh problemin me emrin  me Greqinë, si dhe të gjitha problemet që i kanë me shtetet fqinjë. 
 
Kandidati presidencial, Stevo Pendarovski, ka vazhduar vizitën e tij në rajonin e Maleshevës, ku ka realizuar shumë takime me banorët e Berovës, Ratevës dhe Pehçevës. (Rejhane Bushi, TVM2)