Maqedoni
Grupet e punës në Përzhinë, Bejli: Nuk arritëm marrëveshje, por jam optimist
12.07.2016 20:01
Pas pes orë bisedime intenzive perfaqesuesit e katër partive më të mëdha politike në vend me ndermjetësimin e ambasadreve te BE-së dhe SHBA-së...

Pas pes orë bisedime intenzive perfaqesuesit e katër partive më të mëdha politike në vend me ndermjetësimin e ambasadreve te BE-së dhe SHBA-së, Aivo Orav dhe Xhes Bejli nuk arritën që të përafrojnë qëndrimet rreth pastrimit të listës zgjedhore dhe çështjes së medias.
Ambasadori i SHBA-së, Xhes Bejli tha se janë zhvilluar bisedime konstruktive, por nuk është arritur marrëvshje konkrete.
Ai nuk është i dëshpruar nga bisedimet e pasusksesshme pasi që për tu arritur marrëveshje ndonjëher duhet më tepër kohë.
“Sapo mbaruam bisedime konstruktive 5 orëshe, mbaruam punë të madhe, nuk kemi ndonjë marrëveshje për të prononcuar sot, por do të vazhdojm të punojmë… Nuk jam i dëshpëruar nga bisedime që janë konstruktive, jamë optimist. Për tu arritur marrëveshje duhet kohë”, tha Xhes Bejli, ambasador i SHBA-së.
Gjatë dikutimeve është arritur pajtueshmëri që 170 votuesit e diasporës të zhvendosën në lista të veçanta dhe të evidentohen me yll, ndërsa për 40 mijë votuesit që LSDM-ja i konteston dhe kërkon të fshihen, palët kërkojnë që tu jepen dy afate shtesë për tu paraqitur në KSHZ, në të kundërtën do të fshihen nga lista zgjedhore. Ndërsa për çështjen e mediave është diskutuar formimi i një trupi rregullator si dhe që kryeredaktori i servisti poblik të emërohet nga LSDM-ja.
Edhe pse pritej që pas vizitës së sekretares amerikane të shteti Viktoria Nulad, partit të arrijn marrëveshje, ajo nuk ndodhi. Negociatat do të vazhdojn në ditët në vijim.
SANIJE DURAKU
