“Brexit”, peticioni për referendum të dytë do të diskutohet në Parlament
Një peticion, i cili bën thirrje për një referendum të dytë, do të jetë pikë diskutimi në një nga seancat e ardhshme të Parlamentit britanik...

Fushata “online”, e cila u publikua në faqen e qeverisë, shënoi një numër rekord pjesëmarrësish, ku afërsisht 4 milionë njerëz përkrahën idenë e mbajtjes së një referendumi të dytë.
“Rezultati pro “Brexit”-it duket të ketë qenë shokues për mijëra britanikë”, - shpjegon një nga nismëtarët e këtij peticioni.
Ndaj vendasit kërkojnë një mundësi të dytë për të shprehur vullnetin e tyre me votë.
Arsyeja kryesore që e shtyu Parlamentin drejt një vendimi të tillë është numri i madh i njerëzve që kanë kërkuar nga deputetët ta marrin në konsideratë kërkesën e tyre, por kjo nuk tregon mbështetje ndaj këtij peticioni.
