Botë
Austria bllokon shtëpinë ku lindi Hitleri: Të mos kthehet në vend kulti për neonazistët
12.07.2016 21:14
Qeveria austriake do të bllokojë shtëpinë ku lindi Adolf Hitler në vitin 1889 për të parandaluar kështu që të kthehet në një vend pelegrinazhi për neo-nazistët...

Pronarja, një grua në pension e asaj zone, ka refuzuar ofertat e shumta për blerjen e shtëpisë në të kaluarën.
Megjithatë, ekziston një mosmarrëveshje për faktin se çfarë do të bëhet me shtëpinë në të ardhmen.
Ministri i brendshëm do që ajo të shembet por të tjerë thonë se shndërrimi në museum ose në supermarket do të ishte një mënyrë më efikase për ta depolitizuar atë.
“Vendimi është i nevojshëm sepse Republika kërkon të parandalojë shndërrimin e kësaj shtëpie në një vend kulti për neo-nazistët në çfarëdo lloj mënyre, siç është bërë shpesh në të kaluarën, kur njerëz të ndryshëm janë mbledhur për të krijuar sllogane,” tha ministri i brendshëm Volfgang Sobotka.
“Është në vizionin tim për ta shembur atë shtëpi,” shtoi ai.
