Maqedoni
Komunikacioni pa ndalesa
13.07.2016 09:12
Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë të thata...

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë të thata, informon Lidhja Automoto e Maqedonisë (LAMM) në raportin e mëngjesit për gjendjen e rrugëve.
LAMM rekomandon kujdes të posaçëm në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur. Për shkak të temperaturave të larta, rekomandojmë udhëtim në orët e hershme të mëngjesit dhe gjatë orëve të mbrëmjes. Bëni pushime të shpeshta dhe konsumoni shumë pije joalkoolike.
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.
Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi./mia
