Botë

Në gjashtë operacione në Mesdhe janë shpëtuar pothuajse 1.000 migrantë

13.07.2016 09:32

Pothuaj një mijë migrantë janë shpëtuar dje në gjashtë operacione në Detin Mesdhe, përderisa katër persona janë gjetur të vdekur në një anije, kumtoi roja bregdetare italiane...

Nga anija ku janë gjetur trupat janë shpëtuar 400 migrantë.
 
Në gjashtë operacionet rreth 50 kilometra larg brigjeve libiane janë shpëtuar 945 njerëz, kumtoi organizata humanitare Majgrant ofshor eid stejshën e bazuar në Maltë.
 
Sipas Organizatës ndërkombëtare për migrim (IOM) në Itali, ndërmjet 1 janarit dhe 3 korrikut të këtij viti, përmes Detit Mesdhe kanë arritur mbi 67.000 migrantë./mia