BDI hedh poshte akuzat e PDSH-se
BDI ka hedhur poshtë akuzat e ngritura nga PDSH, bërë në vazhdën e fushatës së shpifjeve dhe të gënjeshtrave me bisht...

BDI ka hedhur poshtë akuzat e ngritura nga PDSH, bërë në vazhdën e fushatës së shpifjeve dhe të gënjeshtrave me bisht, kundër Bashkimit Demokratik për Integrim dhe ideve të saj.
Të gjitha procedurat e kryera nga institucionet, janë në përputhje me ligjin dhe çdo pretendim ndryshe, vlerësohet politikisht qëllimkeq, thuhet në reagimin e BDI-së, duke shtuar se PDSH nuk mund të plotësojë boshllëkun e saj të ofertës me shpifje kundër BDI-së.
Qytetarët janë në pritje për të dëgjuar programin që propozojnë, siç dëgjuan dhe panë 1.081 projektet e BDI-së. Nëse PDSH mendon se kjo është mënyra për t’i mbuluar problemet e brendshme, ka mashtruar veten, por jo dhe qytetarët shqiptarë, thuhet në reagimin e BDI-së. (Afrim Tanallari, TVM2)
