Maqedoni
Në Shkup dje 7 aksidente, 9 të lënduar, karrotreci ka larguar 59 automjete
13.07.2016 10:31
Policia rrugore gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit ka kryer ekspertizë në shtatë aksidente, prej të cilave një është me dëm material...

Policia rrugore gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit ka kryer ekspertizë në shtatë aksidente, prej të cilave një është me dëm material dhe gjashtë janë me pasojë lëndim trupor në të cilat me lëndime më të lehta kanë kaluar nëntë persona.
Siç njoftoi për MIA-n inspektori i pavarur, Dragan Veljanoski i SPB - Shkup, gjatë ditës së kaluar pas kontrolleve të zbatuara mbi pjesëmarrësit në komunikacion nga policia rrugore, janë zbuluar dhe janë sanksionuar një numër i madh i shkeljeve.
Janë sanksionuar 20 drejtues të cilët me automjetin kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se që lejohet, gjashtë drejtues e kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, gjegjësisht të paregjistruar dhe tetë drejtues gjatë drejtimit të automjetit nuk e kanë përdorur rripin e sigurisë ose kanë folur në celular.
Janë ndaluar edhe 43 automjete të cilat nuk janë parkuar sipas rregullave.
Me ndihmën e automjetit special karrotreci, gjatë ditës së djeshme janë larguar 59 automjete të cilat në masë të madhe e kanë penguar zhvillimin normal si të komunikacionit motorik ashtu edhe të këmbësorëve.
Në kuadër të projektit për kulturë komunikacioni te fëmijët në institucionet parashkollore Sektori për parandalim në kuadër të SPB - Shkup sot do të realizojë punëtori edukative në kopshtin "Lule të hareshme", objekti "Perunika", i cili ndodhet në rajonin e komunës së Kisella Vodës. /mia
