Maqedoni
Lëndohet një person në aksident në Autokomandë të Shkupit
13.07.2016 11:02
Një person është lënduar në fatkeqësi të komunikacionit që ndodhi në mëngjes në lagjen Autokomandë në Shkup...

Një person është lënduar në fatkeqësi të komunikacionit që ndodhi në mëngjes në lagjen Autokomandë në Shkup, kur automjeti i tipit "pezho 206" ka dalë nga rruga në mbikalimin në udhëkryqin "Diamant".
Siç konfirmuan për MIA-n nga policia, në SPB-në-Shkup në mëngjes rreth orës 07:30 është denoncuar se automjeti "pezho" ka dalë nga rruga në udhëkryqin "Diamant" dhe ka ra në pjesën e bulevardit "Aleksandar Makedonski". Në automjet ishte vetëm një person, mashkull, i cili me automjetin e Ndihmës së shpejtë mjekësore është dërguar në Qendrën urgjente "Nëna Terezë".
Në vijim është ekspertiza në vendin e aksidentit./mia
