Botë

Një barkë me emigrantë u përmbys afër ishullit grek Lezbos

13.07.2016 11:38

Një barkë që transportonte emigrantë u përmbys afër ishullit grek Lezbos, me ç'rast një vajzë u mbyt, ndërsa gjashtë të tjerë llogariten si të zhdukur, kumtuan autoritetet greke....

Roja bregdetare ka gjetur trupin e vajzës në det, ndërsa në aksion janë shpëtuar katër persona. Në kërkimin pas emigrantëve të zhdukur merr pjesë edhe një patrullë e Fronteksit.
 
Të mbijetuarit thonë se në barkë ka pasur gjithsej 11 persona, të cilët janë nisur nga bregu turk për të arritur në Lezbos. Barka është përmbysur para vet destinacionit të planifikuar.
 
Ishulli është pika kryesore hyrëse për qindra mijëra emigrantë dhe refugjatë, qëllimi i të cilëve është Evropa Perëndimore. Megjithatë numri i tyre çdo ditë zvogëlohet, për shkak të marrëveshjes për ndalimin e tyre mes BE-së dhe Turqisë, të nënshkruar në mars të këtij viti./mia