Botë
Aksidenti tragjik në Pulia, shkon në 27 numri i të vdekurve
13.07.2016 12:27
Përkeqësohet bilanci i viktimave nga përplasja e dy trenave në provincën e Barit në Itali gjatë ditës së djeshme, 12 korrik 2016...

Shkon në 27 numri i të vdekurve e rreth 50 numri i të plagosurve, 7 prej të cilëve në gjendje mjaft të rëndë shëndetësore.
Konfirmohet se mes viktimave gjendet dhe drejtuesi i njërit prej dy trenave të përplasur. Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, por hetimet e para të Prokurorisë së qytetit të Tranit flasin gjithnjë e më shumë për një gabim njerëzor në momentin e ndërrimit të binarëve. Nuk ka ende asnjë person nën hetim.
Ndërkohë, prokurori i Tranit ka deklaruar se nuk disponojnë numrin ekzakt të personave që po udhëtonin, pasi nuk ka një listë pasagjerësh nga shërbimi hekurudhor.
