Botë
Shiu i rrëmbyeshëm shkaktoi përmbytje në Varshavë
13.07.2016 12:49
Rrugët dhe stacioni i metrosë në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë sot janë vërshuar pas përmbytjeve të rrëmbyeshme...

Rrugët dhe stacioni i metrosë në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë sot janë vërshuar pas përmbytjeve të rrëmbyeshme, të cilat kanë zgjatur më shumë orë gjatë natës së kaluar, që shkaktoi probleme të mëdha për qytetarët, të cilët sot në mëngjes u nisën drejt vendeve të tyre të punës.
Në Varshavë janë mbyllur tre stacione të metrosë, ndërsa pamjet televizive tregojnë se si zjarrfikësit pompojnë ujë nga të gjitha anët, me qëllim t'i aftësojnë për hapje të sërishme.
Disa rrugë në kryeqendrën polake janë mbuluar me më shumë centimetra ujë, kështu që automjetet duhet t'i ngasin automjetet mjaft ngadalë, ndërsa disa drejtues madje automjetet i drejtojnë edhe në trotuare që t'i shmangen ujit.
