Në kampusin e UP-së fillojnë gërmime, dyshohet për varrezë masive

13.07.2016 14:45

Kanë filluar gërmimet afër kishës ortodokse serbe në UP, ku dyshohet për varrezat masive nga periudha e luftës....

Departamenti i Mjekësisë Ligjore ka filluar gërmimet afër kishës ortodokse serbe që gjendet në kampusin e Universitetit të Prishtinës.

Gërmimet kanë të bëjnë me dyshimet për ekzistencën e varrezës masive nga periudha e luftës.

Sipas drejtorit të Departamenti i Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, ka dyshime se bëhet fjalë për viktima të përkatësisë shqiptare. Në procesin e gërmimeve në këtë zonë po merr pjesë edhe një delegacion nga Serbia.

Është paralajmëruar se gërmimet me mjete të rënda do të zgjasin fillimisht dy ditë dhe nëse gjenden mbetjet mortore, atëherë do të vazhdohet me forma tjera të gërmimeve për t’iu përshtatur punimeve.