Aksioni policor “Lotos”, 30 ditë paraburgim për të arrestuarit
Masë paraburgimi prej 30 ditëve u është shqiptuar qytetarëve të Velesit, të dyshuar se ....

Masë paraburgimi prej 30 ditëve u është shqiptuar qytetarëve të Velesit, të dyshuar se kanë qenë organizues të rrjetit të stërshitësve të drogës, pasi që dje me urdhër të prokurorit publik u arrestuan nga ana e policisë.
Në rastin "Lotos" janë dyshuar edhe dy persona, prej të cilëve njëri tashmë vuan dënimin me burg, ndërsa tjetri është arrestuar pasi që javën e kaluar është zënë me rreth njëzet kilogramë marihuanë.
Prokuroria themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit sot kumtoi se ka sjellë urdhër për zbatim të procedurës hetuese ndaj katër personave për vepër të kryer penale “prodhim të paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike, substancave subtropike dhe prekursorëve” nga neni 215, alinea 3, lidhur me alinean 1 nga Kodi penal.
“Hetimi vazhdon në drejtim të ndriçimit të rastit dhe grumbullimit të dëshmive për lëndën”,- thuhet në kumtesën e lëshuar nga Prokuroria publike për ndjekjen e krimeve të rënda dhe korrupsionit.
